Në prag të festës së Fitër Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë. Në mesazhin e përcjellë në rrjetet sociale ai shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

“Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare”.

Besimtarët myslimanë kremtojnë nesër festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e Ramazanit.