Trevat shqiptare me një popullsi kompakte shqiptare, shtrihen në pjesën jugperëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Kanë një pozitë gjeografike të privilegjuar, krahas me të edhe pozitë gjeostrategjike mjaft të rëndësishme. Ato janë urë kaluese ndërmjet perëndimit e lindjes, ndaj aty janë ndërtuar rrugë me rëndësi ekonomike e strategjike. Pozita e këtillë ka ndikuar tek popujt sllavë e grekë, fqinj të popullit shqiptar, në të kaluarën duke formuar shtetet e tyre, vazhdimisht të synojnë në grabitjen sa më tepër të trevave shqiptare.

Jo vetëm kaq, interes për këto treva në të kaluarën kanë pasur edhe Fuqitë e Mëdha. Pozitën e këtillë e kanë shfrytëzuar, Perandoria Romake, Bizantine , Osmane dhe ajo Austro-Hungareze. Synimi i tyre ka qenë për shfrytëzimin e pasurive natyrore, për okupimet e mëtutjeshme në drejtim të lindjes dhe për kontrollimin e rrugëve të rëndësishme tokësore dhe detare që lidhin perëndimin me lindjen.

Në kontekstin e këtij shkrimi do përmbahemi vetëm për trevat shqiptare të cunguara, të cilat në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, me ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës, qenë okupuar nga popujt sllavë e grekë. Këto treva të ndara nga trungu etnik, sipas disa autorëve, janë të quajtura brez anësor me një sipërfaqe prej rreth 23 000 km katëror. Në këtë brez përfshihen: Podgorica, Zhabjaku, Moraça, Kolashini, Rozhaja, Novipazari, Vranja, Leskovci, Nishi, Shkupi, Përlepi, Manastiri, Arta, Preveza, Janina etj. Domethënë shtrihen në katër shtete: në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Greqi (S.Laçi, 2006.).

Vendet e interesuar për trevat shqiptare

Interes për trevat shqiptare patën treguar Serbia, Bullgaria e Mali i Zi në veri e në lindje, kurse Greqia në jug. Serbia me Greqinë, duke pasur interesin parësor për zgjerimin e territoreve të tyre në drejtim të trungut etnik shqiptar, filluan t’i hartojnë projektet e para të cilët kanë pasur të vetmin qëllim copëtimin e trevave shqiptare. Pse në këtë drejtim, sepse aty ka qenë pengesa e Serbisë për dalje në detin Adriatik, kurse Greqia duke mos pasur mundësi të zgjerohet në jug, është orvatur të shkojë në drejtim të veriut.

Në gjysmën e parë të shek.19 kur Serbia ishte Principatë Autonome, kurse Greqia qe shpallur shtet i pavarur (1821) , duke synuar të krijojnë shtete të mëdha, hartuan projektet e para ku parashihej zgjerimi i territoreve të tyre në drejtim të trevave shqiptare. Serbia me programin politik “Naçertania” të vitit 1844 ka pasur për qëllim të realizojë detyrën e caktuar të Stefan Dushanit për krijimin e një Serbie të madhe, përkatësisht dalje në det. Në këtë projekt famëkeq parashiheshin Shqipëria Veriore me Kosovën të jenë pjesë e territorit serb. Greqia parashihte që të zëvendësonte shtetin turk me një shtet të madh grek, siç ka qenë Perandoria Bizantine. Me programin politik “Megali Ideja” (1844) ka pasur për qëllim aneksimin dhe shkombëtarizimin e trevave shqiptare të Çamërisë dhe helenizimin e jugut të Shqipërisë. Nga këto dy projekte, del se Serbia me Greqinë, nuk e njihnin kombin shqiptar, me këtë edhe krijimin e shtetit shqiptar.

Ndryshime gjeopolitike në Ballkan në dëm të trevave shqiptare ndodhë në gjysmën e dytë të shek 19. Rusia si fuqi e madhe e kohës, pat interes që edhe ajo të ketë ndikimin e vet në rajon. Këtë ajo e shfrytëzoj me nënshkrimin e Traktatit të Shën Stefanit me Turqinë më 1878. Tani Rusia duke krijuar Bullgarinë një shtet të madh sllav, i dëmtoj tepër trojet shqiptare. Shumë prej tyre i jepeshin Bullgarisë dhe një pjesë Greqisë. Me këtë ndarje të tillë jo vetëm që nuk u pajtuan shqiptarët, por edhe Fuqitë e Mëdha të perëndimit. Po të njëjtin vit ato organizuan Kongresin e Berlinit, ku kategorikisht e hodhë poshtë vendimin rus për ndarjen e Ballkanit. Krerët shqiptare duke parë se çfar mund të ndodhë, disa ditë para se të fillojë mbajtja e Kongresit, organizuan Lidhjen e Prizrenit ku kategorisht u hodhë poshtë vendimet e Traktatit të përmendur, kurse Fuqive të Mëdha iu bë kërkesë që në vendimet që do t’i sjlellë Kongresi të mos cënohen trojet shqiptare. Edhe tani trojet shqiptare qenë sanksionuar në interes të shteteve sllavë e Greqisë. Sërbia e morri territorin e Kosovës, Mali i Zi Tivarin, Ulqin e tokat e tjera perreth, kurse Bullgaria ato lindoret dhe Greqia ato jugoret. Me këtë vendim popullit shqiptar ju bë një e padrejtë e cila vazhdoj edhe në fillim të shekullit 20.

Aleancat panortodokse për ndarjen e tokave të çliruara

Ngatëresat ballkanike vazhduan edhe në fillim të këtij shekulli. Shtetet sllave dhe Greqia duke parë se Perandorisë Osmane po i afrohej fundi, me marëveshje të përbashkëta qenë angazhuar në luftë kundër Turqisë e pastaj tokat e çliruara t’i ndajnë ndërmjet tyre. Nismëtare e dy luftërave që u shkaktuan në fillim të dekadës së dytë të shekullit të kaluar, qe Serbia. Kjo e fundit duke mos qenë e kënaqur me vendimet e Kongresit të Berlinit (nuk iu mundësua dalje në det), pas mbarimit të luftes së parë (e quajtur Lufta e Parë Ballkanike) pat shpresuar se do të aneksojë më tepër troje shqiptare. Serbia për të pasur sukses në pretendimet e veta, para kohe i ndërmori masat e duhura. Ajo tani me mungesën e dokumentacionit historik, etnografik e kulturor, duke përdorur metoda dhe mjete të ndryshme më mizore, organizoi shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet që i kishte marrë me vendimin e Kongresit të përmendur.

Ndërkohë që të kihej sukses në aneksimin e trojeve shqiptare, popujt panortodoksë në Ballkan organizuan aleanca në mes tyre. Ideja për krijimin e alencave panortodokse u përforcua aq më tepër kur Austria, duke mbrojtur interesat e veta, filloi fuqishëm ta përkrahë themelimin e një Shqipërie të Madhe e autonome.

Aleanca e parë panortodokse në Ballkan ndërmjet Serbisë e Bullgarisë u krijua nën komandën ruse më 12 Mars 1912. Këta dy shtete ranë dakort për një luftë të përbashkët kundër Turqisë e pastaj, pas çlirimit, të njohin njëri tjetrin si shtet, dhe të bëjnë ndarjen e trojeve të çliruara. Kështu, Serbia do të njihte të drejtën e Bullgarisë që ajo të merr territoret në lindje të maleve Rodope dhe lumit Struma. Nga ana tjetër, Bullgaria të njohë të drejtën e Serbisë që ajo të shtrijë sundimin e vet gjer në perëndim dhe veri të malit Sharr, përfshirë edhe territorin e Kosovës. Ndërmjet këtyre territoreve do të krijohej një shtet i vogël autonom. Më vonë nëse vendosej që ky shtet të ndahej, Serbia do ta merrte një pjesë të territorit verior të Maqedonisë dhe pjesën qendrore (të dyja anët e Vardarit) me pozitë gjeostrategjike të rëndësishme e cila do të ishte nën kontrollën e Carit të Rusisë ( Car Nikolla II) , kurse Bullgaria do mbetej në kufijt e përmendur në lindje, duke përfshirë edhe viset rreth Ohrit, në perëndim. Siç shihet me këtë Aleancë cënohen trojet lindore dhe verilindore të Shqipërsë. Durham, duke iu referuar të thënave të kajmekamit të vendit me origjinë shqiptare, Mehdi Bej Frashërit, vë në dukje se viset rreth Ohrit dhe të Prespës kanë qenë shqiptare, të cilat me Marrëveshjen e Shën Stefanit, Rusia ja dhuroj Bullgarisë së Madhe (E. Durham, 1920). Në maj, po të këtij viti, arrihet një marrëveshje tjetër panortodokse (tani e fshehetë) në mes Greqisë e Bullgarisë me kohëzgjatje për tre vjet. Kjo kishte për qëllim mbrojtjen e trojeve të tyre, përfshirë aty edhe ato shqiptare që Rusia ja dhuroj Bullgarisë, dhe luftën e përbashkët kundër Turqisë.

Sllavët dhe grekët nuk i realizuan dot aspiratat e veta me aleanca

Fillimi i shekullit 20 popujt sllavë i pat përfshirë me sfida të mëdha, nga njëra anë lufta kundër Turqisë për çlirim kombëtar dhe, nga ana tjtër, lufta për ndarjen e trojeve të çliruara në mes tyre. Luftën kundër këtij okupuesi shumë shekullor ata e patën bërë se bashku me grekët, duke shpresuar se pas çlirimit nuk do të kenë ndonjë problem në mes tyre.

Luftën që e organizoj Serbia me aleatet e vet kunder Turqisë, të cilën do ta quajë “Dita e ngatërresave të mëdha”, pati për qëllim të realizojë “realizimin e mendimeve të betimit të dhënë”, “hakmarrja e Kosovës” dhe “vazhdimi i luftës për kryqin dhe lirinë e lavdishme”. Këto janë disa nga shkaqet që i karakterizojnë luftërat ballkanike në burimet historike serbe. Sipas disa autorëve serbë ato janë si revansh për disfatën në luftën e Kosovës dhe kthimi i borxhit knez Llazarit. Mbarimi i luftës kundër Turqisë që pat filluar në nëntor të vitit 1912, nuk i pat realizuar tërësisht qëllimet e popujve të përfshirë në konflikt. Tani problemi qe me ndarrjen e territorit të çliruar. Mosmarrëveshje pat midis Serbisë e Bullgarisë, pastaj edhe midis Greqisë. Kjo i detyroj që pas disa muajësh të shpërthejë përsiëri një luftë që u quajt Lufta e Dytë Ballkanike, por tani ndërmjet Serbisë, Greqisë, Malit të Zi , Rumanisë e Turqisë nga njëra anë, dhe Bullgarisë, nga ana tjetër. Lufta mbaroj me disfatën e Bullgarisë. Mbarimi i kësaj lufte ne gusht të vitit 1913 solli në ndarrjen e trojeve të çliruara nga Turqia dhe krijimin e shteteve sllave me sipërfaqe më të mëdha. Serbia gllabëroi Kosovën dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë, Bullgaria një pjesë të Maqedonisë, Greqia pjesën jugore të Maqedonisë dhe Çamërinë shqiptare dhe, në veri Mali i Zi një pjesën të Shqipërisë veriore.

Edhe pse u bë një ndarje e këtillë ku të gjithë shtetet e dala nga këto konflikte muarë më tepër se u takonte (në priashtim të Shqipërisë e cila humbi një pjesë të konsiderueshme të territorit të vet), Serbia me Greqinë nuk qenë të kënaqura. Me këtë shihet se nuk i realizuan dot aspiratat e veta maksimale për ekspanzion territorial. Jo vetëm kaq, Serbia tani akoma vazhdon me pretendimet e veta se shteti i Kosovës ka qenë territor i saj dhe se shqiptarët duhet të pajtohen me fatin e tyre që ata duhet njëherë e përgjithmonë të bashkohen me serbinë, sepse sipas pseudoshkencës serbe, pjesa dërmuese e shqiptarëve në këtë tokë “serbe’’ qenka “popullatë serbe” e shqiptarizuar e pastaj me depërtimin e turqëve e islamizuar. Kështu mendohet edhe për shqiptarët e Shqipërisë së veriut. Tek e fundit, thonë politikanët serbë, nëse atyre nuk iu pëlqen të jetojnë në Kosovë si tokë serbe, ata munden lirisht të shkojnë në Shqipëri, prej ku edhe ardhur në Kosovë.

Me mbarimin e luftërave ballkanike, çfar fitoj dhe çfar humbi Shqipëria? Me mbarimin e luftrërave ballkanike fituan vetëm shtetet sllave dhe Greqia, kurse Shqipëria nuk fitoi gjë. Trojet e saj qenë cunguar nga të gjitha anët. Ajo pavarsinë e shpalli për të gjithë trojet shqiptare që disa prej tyre sot gjenden nën okupimin sllav e grek. Por fakeqësisht, Fuqitë e Mëdha të kohës duke mbrojtur interesat e veta strategjike në Ballkan, shteteve sllave iu mundësuan që në hapësirat e tyre të përfshijnë edhe troje shqiptare. Pra, siç shihet, mbarimi i këtyre luftërave Shqipërisë i solli humbje edhe pse ajo shpalli pavarsinë e u krijua si shtet i pavarur e sovran, ajo humbi mjaft nga territori i saj.

Nga popujtu fqinj, kush mori më tepër e kush më pakë troje shqiptare?

Shkatërrimi i Perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX solli ndryshime të mëdha gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, përkatësisht pas luftërave ballkanike. Një pjesë e konsiderueshme e trungut etnik shqiptar, e quajtur brez anësor me sipërfaqe prej 23 252 km2, , u amputua. Popujt sllavë, siç përmendëm më lartë, duke e ditur se çfar do të ndodhë pas largimit të kësaj perandorie, bënë përgatitjet paraprake për zgjerimin territorial të vendeve të tyre. Mirpo, parashtrohej pyetja: kush ku do merrte dhe në ç’drejtim? Për këtë më tepër qe e brengosur qeveria serbe. Pasi Serbia nuk ka pasur dalje në det, qe tepër e interesuar që të sigurojë ndonjë hapësirë e cila do t’ i mundësonte një gjë të tillë. Pikërisht me një pozitë të favorshme për këtë shtet agresor qenë trevat shqiptare. Ndaj ajo u mundua nëpërmjet formave të ndryshme të grabisë treva që për atë kanë pasur një pozitë strategjike. Në radhë të parë këtu vjen hapësira e Vilajetit të Kosovës e pastaj pjesa veriore e Vilajetit të Shkodrës. Këto hapësira do t’i realizonin apetitet e politikës ekspanzioniste serbe. Sërbia bëri presion edhe në jug të vendit të vet ku gjendshin treva shqiptare. Për këto trevat qenë të interesuar edhe sllavët e tjerë. Në veri të Shqipërisë qe i interesur Mali i Zi, i cili pat synuar, veç të tjerave, edhe në marrjen e qytetit të Shkodrës, përfshirë aty edhe Malësinë e Mbishkodrës. Në lindje edhe pse gjendeshin maqedonasit, të cilët Serbia nuk i trajtonte si komb më vete por i quante serbë, ndaj edhe në këtë anë ajo qe e interesuar që të marrë toka shqiptare. Për këtë anë qenë të interesuar edhe bullgarët pasi edhe ata popullin maqedonas e trajtonin si komb bullgar. Në jug Greqia me “megalo idenë” e saj, për të ashtuquajturin Vori Epir, për çdo herë pat synuar që të rëmbejë sa është e mundur më tepër. Pas mbarimit të luftërave ballkanike, Fuqive të Mëdha, të cilat duke i mbrojtur interesat e veta strategjike në Ballkan, mundësuan që t’i kënaqin apetitet e popujve sllavë në dëm të tokave shqiptare. Tokat të brezit anësor tërësisht tash iu bashkëngjitën shteteve sllave dhe Greqisë. Këtu më së tepërmi fitoj Serbia, duke e përfshirë hapësirën e Kosovës , si dhe pjesë të brezit anësor ku përfshiheshin qytetet: Novipazari, Vranja, Leskovci dhe Nishi. Në territorin e Maqedonisë përfshiheshin qytetet: Shkupi, Kumanova, Përlepi dhe Manastiri. Në veri, Malit të Zi iu bashkëngjitën Podgorica, Zhablaku, Moraça, Kolashini dhe Rozhaja. Në jug, Greqia morri Çamërinë me qytetet: Artën, Prevezën, Pargën, Gumenicën e Janinën.

Nga kjo shihet se fituesi kryesor që rëmbeu më tepër hapësirë nga trojet shqiptare, pa dyshim është Serbia. Kjo nga fakti se, pasi e okupoi edhe hapësirën e Maqedonisë e cila në këtë kohë nuk qe pranuar si shtet më vete, ajo u bë shteti më i madh nga popujt sllavë me grabitjen e trojeve të huaja, përkatësisht shqiptare. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Maqedonia krijohet si republikë (jo status si shtet i pa varur e sovran), Serbia “humb” një pjesë të konsiderueshme të territorit të vet. Tash pjesa lindore e Shqipërisë gjendet në shtetin e Maqedonisë që krijohet pas shpërbërjes së Jugosllavisë më 1991. Më pakë, pra, siç shihet, muarë Greqia me Malin e Zi.

Edhe pse këto shtete gllabëruan tepër troje shqiptare, përsëri janë të pakënaqur. Sot Serbia pretendon se shumë troje shqiptare i takojnë asaj. Për Kosovën thotë se është “djepi” i Serbis dhe, se, ka “të drejtën historike” mbi Kosovën. Nga ana tjetër, Greqia ka aspiratat e saj për jugun e Shqipërisë të cilin e quan Vorio Epir dhe thotë se i takon asaj. Kurse Mali i Zi me Maqedoninë “janë të kënaqur” dhe “nuk kanë pretendime territoriale” ndaj trojeve shqiptare. Maqedonia thotë se pjesa perëndimore e saj asnjëherë nuk i ka takuar Shqipërisë dhe nuk ka qenë e banuar me shqiptarë, shqipotarët e sotëm janë të ardhur, ndaj dhe Shqipëria aty s’ka se ç’kërkon.