Kampionati i Juventusit ka përfunduar, por jo polemikat. Pas disfatës së shëmtuar në Firence, tifozët bardhezinj u kapën në rrjetet sociale me Roberto Baronion. Ish-ndihmës trajneri i Pirlos, pak minuta pas fishkëllimës së fundit në Franchi, që konfirmoi paraqitjen më të keqe të skuadrës së Allegrit në krahasim me sezonin e kaluar, që i kushtoi shkarkimin Pirlos dhe stafit të tij, postoi një buzëqeshje në Tëitter të cilën tifozët bardhezinj nuk e kanë falur.

 

Interpretimi i dhënë në të nxehtë ishte ai i një revanshi nga Baronio kundër pronarëve të Juventusit, një lloj kënaqësie kur panë Juventusin të përfundonte më keq se sa bëri me të dhe Pirlon në pankinë, pavarësisht se i kushtoi shkarkimin. Komenti i Baronios tërhoqi dhjetëra komente të zemëruara dhe vetë trajneri të dielën në mëngjes ka dashur të shpjegojë situatën, duke u përpjekur të bënte të qartë se nuk ishte një koment për Juventusin, por diçka personale.

 

“Ju e keni interpretuar fytyrën e buzëqeshur në nivel sportiv – shkruan Baronio në profilin e tij – por ata që më ndjekin e dinë që në shtëpi po përjetoj një situatë që nuk kam dashur ta dija kurrë, por kjo është jeta. Mos shfryni me dashakeqësi, sepse ka shumë që tani”.