Kreu i PD, Sali berisha ka dalë në një deklaratë nga selia blu, nga ku ka denoncuar aferën e portit të Durrësit.

Sipas tij, kjo aferë është më e madhja në Europë, ndërsa shtoi se ka pasoja të rënda strategjike për vendin.

“Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, grupe interesi dhe asnjë tjetër veç xhepit dhe llogarive të tij, de facto po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij.

Afera e portit të Durrësi deri sot është afera korruptive me gjigante ne Europë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 milionë metër katror truall për ndërtime, baraz me rreth 3 miliardë euro.

Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportit në BE, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investim në rreth 2mld euro në atë që quhet marinë turistike. Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim, ka patur një zotim për investim 4 mld euro buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 mln euros. Atje prapa tij qëndron Vuçiç, këtu prapa tij qëndron vasali i tij Rama.

Dëmi është i pallogaritshëm, sepse me këtë lëvizje taksapaguesit shqiptarë gjobiten me së paku me 1 mld euro që sipas Ramës do përdoren për ndërtimin e portit të ri.

Ky ndërtim kërkon një dekadë për tu ndërtuar, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave nga Tivari rritet.

Denoncoj publikisht këtë aferë korruptive të përmasave të papara. I kërkoj Edi ramës të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet për ndërtiminn e Dubait të tij.

E garantoj që ajo nuk mund të ndodhë dhe i kërkoj Aalbbarit të heqë dorë e të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar i të gjitha kohërave të Shqipërisë”, tha Berisha.