Deputetët demokratë kanë këkrkuar Interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, Edi Rama në seancën e sotme parlamentare, lidhur me situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi maxhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë. Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por një do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha zbuloi se kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend.