Sipas një vlerësimi zyrtar të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë. Kombet e Bashkuara e quajnë këtë gjë një moment historik të rëndësishëm në zhvillimin njerëzor. Për OKB-në, kjo rritje e paprecedentë paraqet sfida të mëdha për vendet më të varfra.

Natalia Kanem, drejtoreshë e Fondit të Popullsisë së OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos futen në panik. Në vend të kësaj vendet duhet të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.