Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediet, pasi u pyet nga Prokuroria e Tiranës për 2 orë e 30 minuta. Bardhi u thirr nga prokuroria për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 janarit. Sekretari i PD-së u shpreh përpara kamerave se brenda selisë nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. Bardhi ka deklaruar se e ka kontaktuar shtatë herë policinë, e cila sipas tij ka ndëhyrë 40 minuta me vonesë.

“Kam njoftuar prokurorinë që policia është njoftuar në orën 12:27. Ka patur një komunikim, kam telefonuar më shumë se 7 herë dhe ndërhyrja ka qenë 40 minuta me vonesë”, tha ai.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, veprimet e ndodhura nga brenda selisë nuk ka qenë sulme, por ishin thjesht akte vetëmbrojtjeje.

 S’ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë së PD. Prokurorët kanë qenë dëshmitarë që ata brenda PD-së i janë nënshtruar kontrollit fizik dhe selisë. Ishin akte vetëmbrojtjeje. ”-tha Bardhi pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.