Sipas producentit të ceremonisë Oscars Will Packer, Departamenti i Policisë së Los Angeles dëshironte të arrestonte aktorin Will Smith pasi që ai goditi komikun Chris Rock në skenë të shtunën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Packer i ka thënë televizionit ABC në intervistë për emisionin Good Morning America se policia ishte në vend të ngjarjes dhe të gatshëm të arrestojnë Smith, por Rock e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i interesuar për veprime ligjore.

 

“Policia thoshte se kjo është sulm. Ne shkojmë e kapim tani, jemi gati. Mund ta padisni, ne e arrestojmë” e përshkroi situatën producenti skenën që ngjau pas incidentit të turpshëm për akademinë.

 

Packer e theksoi se policia i ofroi disa mundësi Chris Rock, duke e vlerësuar se ata e shihnin atë si viktimën”.

“Chris i hodhi poshtë ato mundësi. Jam në rregull thoshte, jo s’ka nevojë” aq sa mu desh që të ndërhyjë tek ai që t’i lë ta përfundojnë fjalën e tyre.”

 

 

Smith goditi me shuplakë Rock për një shaka që ai e lëshoi në drejtim të gruas së tij, që e kishte qethur flokët për shkak të një sëmundje. Rock iu referua filmit të Demi Moore ku ajo kishte rruar kokën. Smith më vonë kishte thënë se ishte shqetësuar pasi gruaja e tij vuante nga alopecia. Por ai ishte parë duke qeshur fillimisht me shakanë, që nxiti shumë spekulime se mos ishte e gjitha e inskenuar dhe të tjera spekulime.

Producenti tha se policia këmbënguli me një pyetje përfundimtare nëse Rock dëshironte të ndërmerrte ndonjë veprim ligjor, Rock refuzoi.

Smith pak pasi sulmoi Rock u nderua me çmimin Oscar dhe u prit me ovacione madje. Iu kërkoi falje të pranishmëve dhe akademisë e publikut por jo Rock. Të nesërmen i kërkoi falje Chris Rock publikisht në Instagram ama