pol4

Policia e Tiranës ka publikuar në faqen zyrtare një listë me 15 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, ku mbizotëron akuza e vrasjes. Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka të arrestuar si autorë të dyshuar të vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të Sajmir Tahirit kryesojnë listën e policisë së Tiranës. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që kanë informacion lidhur me këta shtetas qe të vënë në dijeni organet policore.

Lista me 15 persona

Vladimir Gjuta i kërkuar nga drejtësia për vepra kriminale me qëllime terroriste

Baftjar Bruka i kërkuar nga drejtësia për vepra kriminale me qëllime terroriste

Ervis Sinella, i dënuar me 16 vjet burg për “Vrasje me dashje”

Fation Muharremi, 11 vjet burg, “Vrasje me dashje”

Kujtim Demiri, i dënuar me 15 vjet burg, “Trafikim i të miturve”

Lulzim Marloka, 25 vjet burg, “ Vrasje me dashje”

Anton Vila, 20 vjet burg, “Vrasje me dashje, vrasje në tentative”

Arben Muça, i dënuar me 23 vjet burg, “Vrasje me paramendim”

Avni Majallari, burgim i përjetshëm, “Vrasje me paramendim”

Ervin Shahini, burgim i përjetshëm, “Vjedhje me pasojë vdekje”

Fatmir Rama, burgim i përjetshëm”, “Vjedhje me pasojë vdekje”

Gentian Tako, i dënuar me 20 vjet burg, “Vrasje me paramendim”

Jashar Begani, burgim i përjetshëm për vrasje

Kujtim Qordja, 25 vjet burg “Vrasje me paramendim”

Lutfi Hida, i dënuar me 20 vjet burg, është larguar nga burgu