polic
Sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka marrë vëmendje edhe në Belgjike, pasi një mjek shqiptar u përfshi në një skemë mashtrimi të organizuar në Belgjikë. Behët fjalë për një ish-oficer të policisë belge, që ka falsifikuar vitin e kaluar disa dokumente në Shqipëri për të shmangur procedimin penal në Belgjikë. Sipas gazetes ‘Nieuwsblad.be’ 52-vjeçari Guido V.L. në bashkpunim me një mjek në Shqipëri falsifikuan një çertifikatë vdekje, për të zhdukur gjithë gjurmet.

Ish-efektivi i policisë ishte nën hetim për disa vepra penale në Belgjike dhe vendosi të arratiset drejt Shqipërisë. Guido V.L. me ndimën e një mjeku në Shqipëri kishte inskenuar vdekjen e tij në vendin tonë, për të shmangur një dënim të mundshëm nga gjykata belge. Pasi nëna e ish-efektivit dorëzoi dokumentat shqiptare në prokurorinë belge, kjo e fundit ishte e detyruar të nderpriste hetimet dhe çeshtja u pushua. Ish-polici ishte nën hetim për pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.

Skema e mashtrimit u zbulua kur ish-oficeri u rikthye në Belgjikë. Guido V.L. u njoh rastësisht nga ish-kolegu i tij në një lokal në qytetin Antëerpen. Ai u arrestua menjëherë nga policia belge dhe pranoi direkt akuzen për inskenimin e vdekjes së tij në Shqipëri.

Sipas gazetës belge ´Het Laatste Nieuës´ gjykatësi nuk mund të vlerësonte aksionin e ish-efektivit. “Eshtë një turp që ju keni përfshirë në këtë falsifikim nënën tuaj të moshuar,” tha gjykatësi. Gjykata e dënoi me një vit burg dhe 500 euro gjobë Guido V.L. Identiteti i mjekut shqiptar nuk është bërë me dije nga mediat belge, për ato e kanë cillesuar si një turp që një doktor mund të bashpunojë në një skemë e tille korruptive.