shemb_shtepine

Pogradec- Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë u plagosen mesditën e 22 shtatorit, teksa po punonin për të shembur katin e tretë të një hoteli buzë liqenit të Pogradecit.

Informohet se tre personat ishin pajtuar nga pronari për të shembur katin e tretë të hotelit i cili ishte pa leje dhe INUK i kishte dhënë 3 ditë kohë ta prishnin vetë, ose do të ndërhynin ata.

Nuk dihen shumë detaje nga ngjarja e rëndë e cila është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.