Për ‘Le Figaro’ Paul Pogba nuk përdor fjalë të mesme për të treguar për përvojën e tij te Manchester United: “Duhet të jem i sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kënaqin, por me të vërtetë aspak. Këtë vit nuk do të të fitojmë asgjë akoma. Se në Manchester apo në një klub tjetër, unë dua të fitoj trofe”. Fjalë që duken si preludi i një lamtumire në fund të sezonit dhe lënë një fije shprese edhe për tifozët e Juventusit që ëndërrojnë një rikthim që do ta ngrinte shumë nivelin e mesfushës së bardhezinjve.

“Te Franca unë luaj dhe e di rolin tim – shtoi ai – ndjej besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës. E ndjej ndryshimin me Manchester, sepse është e vështirë kur ndryshon shpesh pozicionin, sistemin e lojës apo lojtarin në krah. Me trajnerin shkojmë mirë, por a kam vërtet një rol fiks te Manchester United? Unë e bëj pyetjen dhe nuk kam përgjigje.”

Pogba zbuloi edhe detaje personale, si ato që kanë të bëjnë me depresionin dhe grabitjen e pësuar: “Kam vuajtur nga kjo e keqe. Herët e para më ka ndodhur në vitet e Mourinhos. Ndonjëherë ndodh që nuk e di se je në depresion, dëshiron vetëm të izolohesh dhe të qëndrosh vetëm: këto janë shenja të pangatërrueshme. Pas zhgënjimit të largimit nga Champions League zbulova se tre persona kishin hyrë në shtëpi duke vjedhur gjithçka. Aty ishin xhevahiret e nënës sime, medalja ime e kampionit të botës. Ajo që më frikësoi më shumë, megjithatë, ishte se dy fëmijët e mi ishin në shtëpi me dadon gjatë këtij incidenti. Ajo dëgjoi gjithçka, thirri gruan time dhe sigurimin, pastaj u mbyll me fëmijët në një dhomë. Për disa ditë ajo ishte e tronditur. Gjëja kryesore është se fëmijët e mi janë mirë”.