ambasada_shqiptare_podgorice

Goditet me gurë ambasada shqiptare në Podgoricë. Disa persona mësohet se kanë qëlluar duke thyer xhamat e ambasadës.

Lajmi konfimohet nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme.

Burime nga MPJ deklarojnë se sulmi është kryer nga një grup huliganësh.

Me tu njohur me situatën, ministri Ditmir Bushati ka komunikuar me homolgun malazez Lukshiç.

I ngarkuari me punë i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme në Mal të Zi, pritet të dorëzojë notë proteste qeverisë malazeze.

Ndërkaq ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të thërrasë ambasadorin malazez në Tiranë.

Glevin Dervishi këshilltari për median në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, në një komunikim telefonik

Sot paradite jemi vënë në dijeni për sulmin nga stafi ynë diplomatik në Podgoricë. Një grup i vogël personash kanë thyer disa xhama. Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat si të karakterit insitucional dhe diplomatik. U kemi kërkuar autoriteteve malazeze të marrin në mbrojtje si godinën ashtu dhe stafin diplomatik shqiptar

Kemi dërguar një notë proteste për të shprehur qëndrimin tonë për situatën ndërkohë që kemi thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, Ferhat Dinosha.” tha Dervishi.