Reperi i famshëm kosovar, Capital T, ka gati hitin e ri ku kësaj radhe ka bashkuar forcat me Alban Skenderaj.
Me postimin e tri imazheve në llogarinë e tij në Instagram, reperi zbuloi se kënga “Nje nate”, do të publikohet me datë 28 maj.
“Ruajeni datën”, ishte mbishkrimi i postimit, duke paralajmëruar që super projekti është afër publikimit.