Një foto e Cholo Simeones dhe djalit të tij Giovanni që dukej të luanin shah ka ndezur mediat sociale, që besojnë se skena ishte e rreme: “Ku është mbreti”?
Në Twitter, fotografia e Cholo Simeones dhe djalit të tij Giovanni, që dukej se luanin shah, pothuajse rrezikoi të bëhej një temë e preferuar e debatit. Dihet që trajneri i Atletico Madrid, ashtu si trajnerë dhe futbollistë të tjerë, është një adhurues i lojës dhe kjo duhet t’i kishte kaluar nëpër mendje tashmë mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale që u hodhën menjëherë ‘me kokë’ me të vetmin qëllim për të kritikuar postimin e publikuar nga familja argjentinase.

Në foton e postuar, në fakt, tabela e shahut është e pozicionuar keq (katrori i bardhë duhet të jetë gjithmonë në të djathtë të lojtarit, ndërsa në këtë rast është i zi), dhe duke zmadhuar Cholon, shihet se ky i fundit luan pa mbret, guri thelbësor i lojës. Padyshim që ndjekësve nuk u kanë shpëtuar këto dy të dhëna: “Fotografia e rreme e vitit për t’u dukur inteligjent duke luajtur shah. Tabela e shahut është e pozicionuar keq dhe Simeone luan pa mbret”, komentoi përdoruesi Jorge Ramirez, duke marrë më shumë se 1400 komente, 8800 retëeet dhe 78,300 pëlqime.

 

Kështu që fotografia është vërtet e rreme? Aspak. Siç shpjegon Julio Montes, një profil në Twitter më i vëmendshëm se të tjerët, fotografia është e vërtetë pasi baba e bir janë duke luajtur me variantin e lashtë të quajtur Gana-Pierde.

Në këtë variant spanjoll, në fakt, është e detyrueshme kapja dhe gjithashtu edhe mbreti mund të hahet pa problem, si çdo gur tjetër në tabelën e shahut, pasi nuk lejohet dorëzimi. Fituesi është pra kushdo që i mbaron gurët ose nëse kundërshtari nuk është në gjendje të lëvizë gurët e tij. Nga fotoja në fjalë, në dritën e këtij shpjegimi, duket se Cholo nuk është aspak në vështirësi, por është gati të fitojë.