aksident-naten3
Dy të rinj u aksidentuan për vdekje mbrëmë në Lushnje në kohën kur po ktheheshin nga Elbasani ku kishin ndjekur ndeshjen e kombëtares kundër Portugalisë. Kushërinjtë Alban dhe Elton Brahimaj, 29 dhe 32 vjeç nga Vlora u përplasën në afërsi të shfatit Saver me makinën e tyre tip Benz Mercedes. Burime të policisë bëjnë me dije se ata ishin në gjendje të dehur dhe po udhëtonin me shpejtësi. Ekspertiza mjeko -ligjore dhe hetimet e policisë gjyqësore pritet të zbardhin shkaqet e vërteta të këtij aksidenti të rëndë.