download1
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka vizituar ditën e sotme Finlandën. Ai ka qenë për vizitë në Helsinki për të dikutuar çështjet e futbollit por aty ka ndeshur me një grup shqiptarësh me flamuj kombëtarë të cilët kanë dalë në protestë përpara zyrave të Federatës Finlandeze të Futbolli.

Sipas mediave finlandeze shqiptarët treguan edhe në Helsinki se janë kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Ne duam drejtësi! UEFA është një mafia! UEFA = paratë e pista! UEFA – korrupsioni! Jo racizmit! Ik Platini! – ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Sipas gazetës finlandeze, “Iltalehti” Protesta kaloi pa probleme pasi në vendngjarje ka pasur edhe dy makina të policisë, por policët nuk kanë dalë nga makina dhe e kanë ndjekur protestën që brenda.

finland6

alb33010TS_503_jp

alb63010TS_503_jp

alb43010TS_503_jp