Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot në zyrën e tij kryetarët e degëve të Tiranës.
Temë e këtij takimi do të jetë aksioni i opozitës pas protestës së 7 korrikut.
Në të njëjtën kohë mësohet se Berisha është duke diskutuar me stafin e tij të ngushtë idenë e një turi në të gjithë vendin.
Një ditë më parë në studion e “Open” Berisha foli për protesta në shtator.
“Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund të votojë më i lirë, nëse nuk ngrihet në protestë”, tha Berisha.
Megjithë insistimin e panelit të gazetarëve për mënyrën se si do arrihet në rrëzimin e Edi Ramës, Sali Berisha tha gjithçka veçse nuk u përgjigj konkretisht. Frazën “do ta shihni” e përsëriti disa herë