Andrea Pirlo nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar humbjen zhgënjyese në San Siro kundër Inter: “Gabuam sjelljen tonë që nga minutat e para – tha trajneri i Juventusit – Nëse nuk ke tërbim dhe vendosmëri për të fituar duelet, bëhet e vështirë. Ne as nuk e morëm mundimin të zbrisnim në fushë dhe ishim shumë pasivë. Arsyet? Kishim frikë nga loja sulmuese e Interit, menduam vetëm për fazën mbrojtëse dhe nuk e bëmë as shumë agresivisht. Është një humbje e keqe, që nuk e prisnim. Nuk mund të bënim një ndeshje më të keqe se kaq, por tani duhet të mendojmë për SuperKupën, një finale na pret të mërkurën. ”

Pastaj analiza e tij u zhvendos në çështjet taktike: “Ne ishim shumë të ngadaltë në qarkullimin e topit dhe e bëmë atë pothuajse vetëm me mbrojtësit në vend të mesfushorëve. Në këtë mënyrë atyre iu desh pak kohë për t’u sistemuar dhe ne nuk mund t’i gjenim hapësirat mes linjave, loja u bë shumë e ngadaltë dhe e parashikueshme. Në nivelin mbrojtës e kishim përgatitur ndeshjen duke menduar për ndryshimet e lojës së Interit dhe inserimet e mesfushorëve të tyre, por nëse nuk ndjek lëvizjet e tyre bëhet e vështirë. Mar përgjegjësitë e mia, sepse nëse skuadra nuk bëri atë që kishim përgatitur, është edhe faji im. Ronaldo në të djathtë? Nuk ishte një zgjidhje e provuar, ai gjithmonë kërkon pozicionin më të mirë dhe u përpoq ta bënte atë nga ana e Bastoni “.

Pavarësisht natës së keqe, trajneri breshian nuk dëshiron të flasë për ridimensionim: “Ambiciet mbesin të njëjtat, është një hap fals kundër një ekipi të madh. Është mëkat sepse duhej të vazhdonim një seri pozitive, jemi Juventus dhe nuk duhet të na kishte ndodhur, ishin shumë në mëshirë të veprimeve të tyre dhe pak të vëmendshëm ndaj tonave”.