Një episod i pakëndshëm rrezikon të njollosë festën e kuqezinjve për fitoren e Scudettos së 19-të.

Trajnerit Stefano Pioli iu vodh medalja e fitores, të cilën e kishte në qafë kur tifozët pushtuan fushën e Reggio Emilia pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Më rrëmbyen medaljen në festë. Nëse mund të bëni një apel. Faleminderit, është e vetmja që kam”, – ishte kërkesa e teknikut.