Pfizer ka kërkuar miratimin për të administruar vaksinën anti-Covid tek fëmijët e moshës 12 dhe 15-vjeç.

“Ne presim që deri në fund të muajit EMA të japë vendimin e saj për këtë kërkesë”, kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo gjithashtu theksoi se deri tani rezultatet e testit kanë qenë shumë premtuese, ndërsa theksoi se tashmë sfidë e vaksinave mbeten dozat për të miturit, testet për grupmoshën 6-12-vjeç.