Një kopësht është mbyllur në Vlorë ditën e sotme sepse 5 punonjëse kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Nisur nga ky fakt, organet përgjegjëse kanë vendosur ta mbyllin këtë kopësht në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtejshme e virusit.

Shqipëria po vuan prej kohësh numër të lartë rastesh të reja ditore me Covid-19, ku në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u njoftuan 876 raste të reja dhe 7 vdekje.