Një letër drejtuar babait të saj në Instagram pak orë nga përvjetori i parë i vdekjes. Giannina Maradona i drejtohet me dashuri të madhe e mallëngjyese Diegos, pa harruar të gjitha hijet që lidhen me ndarjen e tij nga jeta. Ky është një fragment nga fjalët e tij: “Më pushton dëshpërimi dhe vulnerabiliteti, ndihem e thyer. Forcat që jam e detyruar të kem, më lënë sikur nuk mund të marr frymë. Kam nevojë për drejtësi për largimin tënd të papritur. Nuk mund të vazhdojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Është shumë për mua”.

 

“Mijëra fronte të hapura, mijëra armiq që gjuajnë me raketa – vazhdon Giannina – dhe ata të zakonshmit që vazhdojnë të na lëndojnë, ne që jemi akoma këtu. Unë shikoj djalin tim Benja dhe gjithçka më dhemb akoma më shumë. Të jetosh pa ty është më e lodhshme çdo ditë. Mendoj për ty, të ndjej, të shoh në ëndërr, nuk jam një shembull dhe bëj cfarë mundem. Më fal për situatat që të është dashur të shohësh. Ka ikur koha për të më dhënë të drejtë, por është e kotë nëse ti nuk je më. Të dua shumë dhe do të të dua derisa të takohemi përsëri. Faleminderit që më mbeshtet nga atje lart. Faleminderit për këto gjëra dhe faleminderit për familjen tënde të admiruesve që më bëjnë të ndihem pak më afër teje”.