Ditën e djeshme, Instagram dhe Facebook pati një bllokim tjetër. DownDetector raportoi mijëra raste ndërprerjeje. Ky është bllokimi i dytë në më pak se një muaj, që iu ndodh gjigantëve të rrjeteve sociale. Ndonëse kjo periudhë mund të jetë dukur shumë e gjatë për përdoruesit, kësaj radhe ndërpreja zgjati më pak, rreth 20 minuta.

Ashtu si me pothuajse çdo ndërprerje tjetër të Facebook dhe Instagram, përdoruesit u drejtuan në Twitter me hashtag-un #InstagramDown duke e bërë një nga hashtag-et trend të ditës në Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i kompanisë tha se “një ndryshim i konfigurimit bëri që shërbimet e Facebook të mos ishin të disponueshme për disa njerëz”.

“Jemi duke hetuar dhe zgjidhur çështjen. Kërkojmë falje për shqetësimin”, vazhdoi zëdhënësi.

Ndërkohë, për ndërprerjen e datës 19 mars u tha se “ka një numër problemesh që aktualisht prekin produktet e Facebook”.