Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike që ndodhi sot në Labinot të Elbasanit, mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Shehi thekson se kjo ngjarje sot është vijimësi e përplasjeve të 14 Marsit. Sipas Shehut, ky agresion është me prapavijë politike.

“Këto incidente janë frymëzuar nga Edi Rama, i cili nuk e kursen gjuhën e linçimit dhe provokimit.”, -shkruan Shehi.

REAGIMI I SHEHUT

Sulmi fizik dhe kërcënimi ndaj kandidatit PD si vijimësi e përplasjeve të 14 marsit !
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Elbasan ku kandidati për deputet i PD, është kërcënuar me jetë dhe është sulmuar fizikisht nga biznesmenët qe janë mbështetës të Ramës. Ky agresion me prapavijë politike vjen vetëm 4 ditë pas përplasjes së dhunshme në Elbasan, ku mbështetësit e PD, u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga elementë të inkriminuar që ishin mes radhëve të simpatizantëve të PS. Këto incidente janë frymëzuar nga Edi Rama, i cili nuk e kursen gjuhën e linçimit dhe provokimit. E kam paralajmëruar se klima politike është e tensionuar dhe ajo çfarë ndodhi sot në Elbasan është tregues i qartë se palët duhet të gjejnë gjuhën e dialogut në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi i konfliktit.