aksident1

BULQIZE – Dy persona janë plagosur rëndë paraditen e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik, në aksin Bulqizë-Peshkopi. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Momentalisht nuk dihet ende identiteti i të plagosurve, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ekspertë të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve të para, shkak për aksidentin dyshohet të jetë prezenca e akullit në rrugë.