Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.


Kështu ka bërë të ditur vet ajo përmes disa imazhe të reja në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron më shumë se një milion ndjekës.

 

Nora u shfaq elegante dhe joshëse në një kostum ngjyrë vjollce që ia vinte në pah linjat e formësuara të trupit për të cilat ajo komentohet vazhdimisht.

 

Artistja pozoi pranë një pishinë ndërsa mori vëmendje edhe me makijazhin e theksuar që kombinohej në mënyrë perfekte me veshjen e saj.

“Aman mos ma përmend sa më don , aman…më shpejt se sa mendoni, ‘Ciao”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Norës është bashkëpunimi me NRG Band “Ki me lyp me m’pa”.

 

Ndërkohë, krahas këngëve të reja, verën që lamë pas Istrefi a qenë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.