Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në vendin tonë ditët e fundit. Shefi i qeverisë ka thënë se ka krijuar një bilanc nga përmbytjet në vendin tonë.Rama theksoi se është bërë bilanci i fazës më kritike dhe do të publikohet në fund të kësaj situate përmbytjesh.

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, ka thënë kryeministri.