Kreu i KESH Benet Beci ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend.

Beci shprehet se gjatë mbledhjes u vendos ulja përsëri e shkarkimeve me 300 m3/s nga Heci i Vaut të Dejës.

“Do të ulim përsëri shkarkimet me 300 m3/s nga Heci i Vaut të Dejës. Qëllimi është që të mos ketë impakt në zonën e nën Shkodrës”, tha Beci.

Zona më problematike nga përmbytjet është Shkodra.

“-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-SITUATË EMERGJENTE.KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA”, shkruan Bashkia e Shkodrës.