Qarku i Lezhës është një nga më të prekurit nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin katër ditët e fundit. Ditën e sotme situata paraqitet e qetë. Uji ka nisur të tërhiqet nga banesat dhe tokat bujqësore. E tërë kjo për shkak të uljes së intensitetit të reshjeve gjatë natës. Në një njoftim ku bën me dije situatën deri në këto momente Bashkia Lezhë njofton se ka ende 4 banesa që ndodhën në ‘pushtetin’ e ujit. Ndërkohë dhe disa rrugë vijojnë ende të jenë të bllokuara. Sipas bashkisë hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje.

NJOFTIMI I BASHKISË LEZHË:

Në territorin e qarkut Lezhe , gjate mbrëmjes deri sot në mëngjes, kemi patur  rreshje shiu me intesitet të mesëm. Niveli i rreshjeve ka qënë rreth 40 mm reshje. Rreshjet e shiut janë ndërprerë. Kjo do ndikojnë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.
Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:
Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.
Në fshatin Kakarriq vazhdon të  kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Në zonën e Zadrimës ka 250ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike. Përmbytjet kanë përfshirë edhe rreth 800ha tokë bujqësore. Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre. Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave portë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.