Reshje e dendura kanë shkaktuar problematika në zona të ndryshme të vendit.  Autoriteti Rrugor Shqiptar raportoi situatën e akseve kombëtare. Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

ARRSH bën me dije se në segmentet Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll këto akse për shkak të rënies së materialeve në rrugë.