Një anije që transportonte refugjatë drejt Europës u përmbyt në Detin Mesdhe në brigjet e Libisë. Të paktën 43 persona që mbante në bord janë mbytur. Në një deklaratë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) tha se “mbytja tragjike e anijes” që ndodhi një ditë më parë ishte katastrofa e parë detare e vitit 2021 të disa personave që kërkonin një jetë më të mirë në Evropë.

Në vitet e fundit, BE ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera vendase për të ndaluar udhëtime të tilla detare që konsiderohen si të rrezikshme.