vlore

Një ekzekutim mafioz ka ndodhur sot në mesditë në lagjen Çole në Vlorë. Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Çole” të qytetit bregdetar.
Një prej viktimave është Albi Limaj, ndërsa një prej të plagosurve është identifikuar si Aleksandër Llanaj.
Përplasja me armë ka ndodhur në një lokal të qytetit, aty ku per momentin ndodhen edhe trupat e dy prej viktimave. Autoret e ngjarjes jane larguar me nje automjet tip “Benz” ngjyre gri. Policia ka ngritur postblloqe te ne gjithe rruget dalese te Vlores.  Për momentin nuk ka të dhëna të tjera.  Lagjia “Çole” njihet si një zonë problematike në Vlorë, që nga koha kur në të jetonte kapobanda e vitit 1997, Zani Çaushi.