Interviste Me 
Flamur Buçpapaj, 
ish-Drejtues i Lëvizjes Studentore ne Universitetin e Shkodres. 

Lëvizja studentore në Shkodër pati individualitetin e saj, dritën e saj.Në këtë qytet trashëgimia nga perendoria komuniste ishte e papërfillshme, por ishte shumë e egër shtypja që vinte ditë dhe natë nga regjimi. Ai kishte frikë dhe tmerr nga Shkodra e Gjergj Fishtës dhe Martin Camajt. Shumica e njerëzve në këtë qytet na mbajnë mend se si në dhj’etor 1990 u përleshëm me policinë dhe me sigurimine shtetit të asaj kohe. Regjimi atëherë fliste për reforma, por burgjet i mbushte përditë me të rinj antikomunistë. Shumë prej ne studentëve të univesitetit te Shkodrës,(atëherë ILP),përfunduam në biruca, duke filluar nga unë dhe bashkëstudentët e mi Ilir Seci, Ylber Hasani, Nazmi Peka,etj. 

Jehona e zhvillimeve demokratikenë Europën Lindore, shembja e Murit të Berlinit, fundi i Çausheskut ngjallën shpresa për ndryshime kudo në vend, por në Shkodër ato krijuan një frymë që do të çonte në dhjetor në stuhi.Unë kam qenë student në Shkodër dhe, për hir të së vërtetës, lëvizja demokratike në këtë qytet të madh kishte kohë që kishte filluar.Protesta antiregjim ishin tentuar qysh me përpjekjet për rrëzimin e bustit të dikatorit sovjetik Stalin, nga një grup antikomunistësh me në krye Dedë Kasnecin dhe Paulin Ndojen,etj. 

Ky ballafaqim i hapur me dikaturën do të çonte tek Revolucioni i Dhjetorit 1990 të cilin e bëmë ne studentët e Tiranës dhe të Shkodrës etj, sepse u vumë në ballë të kësaj lëvizjeje për liri, demokraci dhe pluralizëm të gatshëm dhe tërësisht të ndergjegjshëm për të paguar çmimin e lirisë. Një ditë pas fillimit të lëvizjes së studentëve të Tiranës, ne në Shkodër filluam rrugën e përleshjes me diktaturën. Intelektualët e këtij qyteti u bashkuan me ne, ndërsa të përsekutuarit politikë do ti kishim prapavijen më të fuqishme të lëvizjes tonë studentore. Nuk mund të harroj Alfons Grishën, më të vellanë,Eduart Grishën, Xhemal Uruçin,veprimtarin që më vonë do të bëhej sekretar i PD-së Shkodër, miqtë e mi Arben Broci e Shenasi Rama, etj. 

Në këtë ditë të shënuar të lirisë tonë dua të përshëndes të gjithë bashkë-studentët e mi, që u qëndruan heroikisht torturave dhe burgjeve komuniste të Shkodrës. Ata janë sot njerëz të lirë edhe pse ëndrra për të cilën luftuan u dërmua, si nga ata që nuk ditën ta mbronin edhe nga ata që prisnin rastin të hakmeneshin ndaj nesh, domethënë ndaj frymës së lirisë dhe pluralizmit politik.,Komunistët në fuqi në fakt u hakmorëh, por asgjë nuk mund të ndryshojë bindjet tona eurotalantike.Levizja jonë sot mund të quhet lëvizje utopike, e parealizuar, pasi ish-komunistët u rikthyen në fuqi ndërsa ne dhjetoristët dhe ish të pëmdjekurit politikë u vumë përpara skuadrës së pushkatimit dhe gjykatave komuniste. Kjo më bën mua dhe të gjithë anëtarët e asaj lëvizjeje të madhe që të mendohemi për mënyrën se si mund të sjellim ndryshimetë reja, se si mund të forcojmë të djathën dhe çojmë përpara vendin tonë krahas poujve të tjerë të zhvilluar europianë. 

Padyshim që është një gëzim i madh që sot një pjesë e drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit, ne që kemi mbetur ende gjallë prej hakmarrjes komuniste, apo që nuk kemi braktisur ende atdheun. të jemi përsëri së bashku, për të kujtuar dhjetorin e pluralizmit politik, dhjetorin e fundit të diktaturës së proletariatit dhe izolimit shkatërrimtar si dhe për të menduar për të ardhmen. Qoftë edhe ky 8 Dhjetor i fundit me komunistët në pushtet!