Kryesia e FRPD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. 30 anëtarë të forumit që kanë firmosur këtë peticion, të cilin ia kanë drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Në kërkesën e formuluar nga FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti.

Kujtojmë që disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë ish-kryeministrin Sali Berisha. Në kundërpërgjigje të tij, Berisha tha se ky vendim është antistatutor dhe antiligjor sepse kjo çështje nuk është kaluar në votim, sikurse e parashikon statuti i Partisë.