Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar .

“Nuk ka pyetje të gabuara, por ka diçka të impostuar në pyetjen tuaj. Nuk shtrohet pyeta ishte vendim i gabuar apo ë padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar. E kam thënë dhe në një media se Sali Berisha është personalitet i madh politik, beteja për statut që mund të bëjë ai, nuk janë beteja për të, pasi janë të një kalibri të vogël.”, tha ai për mediat pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Vendimi i Bashës erdhi pasi Sali Berisha u shpall non-grata nga SHBA-të.