Gjatë konferencës së përjavshme, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth përgjimeve të fundit të antimafias italiane kundër grupi mafioz Ndragheta, ku përmendeshin emra të krerëve të shtetit në Shqipëri dhe biznesmenë. Kreu i qeverisë e ka konsideruar të gjithë çështje si një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat, duke i akuzuar këto të fundit se po e përdorin këtë temë për klikime dhe spektakël. Kjo ngjarje sipas Ramës tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet opozita.

Rama citoi konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime në Shqipëri në fakt mafia italiane ka investuar vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.

“Në këtë rast  ka folur qartësisht grupi hetimor italian dhe është turp i pashembullt për të gjithë ju që ushqeni tymnajën me llafe, muhabete e dëngla. Pas më shumë se një viti udhëtime në Tiranë për investime që do të bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël. Në vitin 2018 investimi në Shqipëri, janë shitur mallra për 5 milion lekë të reja dhe ka humbur 400 milion lekë të reja. Servirja e këtij llumi dhe kërkesa për klikime dhe spektakël është një turp që mishëron ata që e ushqejnë këtë, që janë të njëjtët të cilën prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet” tha Rama.