Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, kanë dalë në një koferencë për të prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar janë marrë përgjigjet e mbi gjysmë milion qytetarë. Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano tha se pyetësori është plotësuar nga mbi 500 mijë qytetarët ku nga ato vetëm 2 % e tyre ka rezultuar e pavlefshme.

“Pyetësori u përdor me 3 metoda për të marrë mendimin përmes mendimin me zarf në shtëpi, plotësimit online dhe plotësimi i tyre ne tendat e ngritura në 61 bashkitë e vendit. Pyetësorin e kanë plotësuar 563 195 qytetarë, ndërsa nga këto 9447 kanë rezultuar të pavlefshëm ose 2 % të totalit.”, tha Cano.

Në përgjigjet e dhëna shqiptarët janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.