Këngëtarja e re, por shumë e talentuar shqiptare, Kida, ka paralajmëruar lansimin së shpejti të albumit të saj debutues.

Këngëtarja e re ka paralamëruar pas hyrjes së fuqishme në treg se nuk do të ndalet.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është shumë e kënaqur me projektin e lansuar dje, “O’najr”.

“Jam shumë e kënaqur për faktin që u prit shumë mirë. Po i shoh reagimet e fansave komentet dhe klikimet shumë po ndihem mirë me realizimin e kësaj kënge”.

“Në këtë projekt kanë punuar shumë njerëz, por do të ishte e mundur pa menaxhmentin tim me në krye menaxherin tim, Metin, i cili më ka përkrahur pafundësisht”, theksoi Kida.

Kur foli për planet e të ardhmes, artistja që është nën ombrellën e OnRecords u shpreh se nuk e ka ndërmend të ndalet – ajo pritet të vijë me albumin debutues në treg.

“Siç po shihet, dhe si po punojmë, do të kemi album vitin e ardhshëm. Projekte do të ketë edhe në shtator dhe nëntor, përgatituni për këngë të mira që shpresoj se do t’ju pëlqejnë”, përfundoi Kida.

Kënga “O’najr” është sukses i madh në orët e para është shikuar mbi 50 mijë dhe është pritur mirë nga kritikët e muzikës shqiptare