Votimi për Kryesinë e Partisë Demokratike ka përfunduar. Ndërkohë pritet që në orën 13.30 të nisë numerimi elektronik ku çdo vote do të transmetohet live. Pas fjalimeve që zgjatën rreth 30 minuta, Këshilli Kombëtar i PD-së, nisi procesin e votimit për kryesinë e re, ku anëtarët votuan të gjithë.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj.