Ka zgjatur 30 minuta, takimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim më Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në selinë e Partisë DemokratikeNë orën 11:05, diplomatja e SHBA ka dalë nga selia pa dhënë asnjë deklaratë. Po ashtu, as Basha dhe asnjë përfaqësues tjetër i Partisë Demokratike nuk kanë folur për mediat se çfarë u diskutua në takimin Kim – Basha, duke respektuar heshtjen zgjedhore të një dite para votimit. Takimi u zhvillua një ditë pasi Kim pati përplasje të fortë me presidentin Ilir Meta gjatë një emisioni televiziv të kreut të shtetit.