Ka zgjatur një orë takimi i Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre u zhvillua në kryeministri. Donfried u paraqit së bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe një pjesë të stafit të saj. Ishte parashikuar që Rama dhe zyrtarja e DASH të mbanin një konferencë për mediat mirëpo duket se axhenda është shumë e ngjeshur e kjo nuk është realizuar dot. Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të mbajë takimin me disa zyrtarët demokratë.

24 orë para Kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim Jorida Tabakun dhe Enklejed Alibeajn.