Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Dropullit, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me rezultat të thellë.

Nga 37 qendrat e votimit për këtë bashki rezultoi se PS-ja ka marrë 1531 vota, ndërsa PD 592.

Ndërkohë, forcë e dytë ka dalë LSI, duke marrë 599 vota, 7 më shumë se sa PD-ja.