Procesi i numërimit të fletëve të votimit në shtetin e Kosovës ka përfunduar zyrtarisht. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbetur vetëm 1% e votave që duhet të procesohen në faqen zyrtare të KQZ-së. Sipas të dhënave të ketij institucioni, Lëvizja Vetëvendosje është fituese me 47.96% të votave. Sipas rezultateve preliminare, të publikuara në faqen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës ka 17,35%, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,18%.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ende nuk ka një datë për fillimin e numërimit të votave të diasporës. Janë rreth 43000 mijë pako që mbajnë mbi 100000 mijë vota të qytetarëve nga jashtë Kosovës që kanë patur mundësi të votojnë në këto zgjedhje.