Është përfshirë nga flakët mëngjesin e të hënës qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit. Vatra e zjarrit është konstatuar rreth orës 07:50. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Paraprakisht vatra e zjarrit është shfaqur te matësi i energjisë dhe ka dëmtuar edhe rrjetin shpërndarës duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.