Tek tregu i fruta-perimeve në zonën e njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet ka rënë zjarr, në orët e para të mëngjesit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe duke shkrumbuar çdo gjë. Fatmirësisht mësohet se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëmtime materiale.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, po pritet që të kryhet ekspertiza për të dalë në një përfundim të qartë.