Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti thotë se miliona euro po grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve.

Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.”, shkruan Meta.

Sa i referohet rastit që ka përmendur presidenti Meta bëhet fjalë për rastin e të moshuarës, 84-vjeçares Gjyste Sermi, nga Lezha. ‘Frangaj International’, kompania nga Lezha e cila është shitur në mënyrë fiktive tek 84-vjeçarja. Në momentin e shitjes, kjo kompani i ka lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë.