‘100 Vitrinat’ e Bora-Donald-Beatrix. Një treshe e krijuar në Big Brother, me historitë dhe dramat e tyre vijon të na shoqëroj dhe pas mbarimit të atij spektakli.

Dashuri, tradhti, ndarje, rikthim, dedikim do të ishin fjalët kyçe që do të përcaktonin këta tri persona.

Donaldi, protagonisti kryesor vijon të bëjë konfuz audiencën me këngët e publikuara.

Gjatë qëndrimit në Big Brother ai konfirmoi se ‘Toxic Love’ i dedikohej dashurisë së tij më të madhe Bora Zemanit.

Vetëm pak kohë më vonë, ai duket se harroi këtë dashuri për një të re, këtu bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj. Mes shumë kritikave dhe mes shumë paragjykimeve ata qëndruan bashkë. Madje kjo e fundit i dedikoi një këngë Donaldit pak kohë pas daljes nga shtëpia më e famshme. NUk vonoi shumë dhe kënga e Semi Jaupaj (shoqja e ngushtë e Bora Zemanit), ‘Mos u kthe’, një dedikim i supozuar i tërthortë.

Megjithatë, kur dukej se gjithçka përfundoj, aty nisën dhe konfuzionet më të shumta.

Donaldi vendosi që të ecte drejt rrugëz zë muzikës dhe u pozicionua në skenën e koncerteve duke publikuar një hit ‘Nuk je’. Sipas detajeve të fansave syshqiponjë ishte padyshim një dedikim për Bora Zemanin.

Së fundmi aktori ka postuar një video nga kënga e tij më e re në Instagram. Në ndryshim nga kënga e tij e parë “Nuk Je” për Borën, kjo këngë mendohet të jetë një dedikim për Beatrix Ramosaj.

Këto aludime nga publiku janë ngritur, nga një fjalë që Donaldi e thotë gjatë refrenit të këngës. “Anormale” është fjala që aktori ja thontë shpesh herë këngëtares kosovare, kur ndodheshin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Kjo këngë dhe këto dyshime vijnë disa ditë pas lajmeve të shumta që Donadi dhe Bora Zemani ishin pajtuar, madje edhe që ishin duke shijuar pushime me njëri-tjetrin.