Zëdhënësi i Pentagonit është shprehur sot se nuk i takon Rusisë që të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda duhet t’i bashkohen NATO-s. John Kirby i bëri komentet pasi lideri rus Vladimir Putin paralajmëroi Finlandën se bashkimi me aleancën Perëndimore do të ishte një gabim.

Presidenti i Finlandës konfirmoi më herët gjatë ditës së sotme se vendi do të aplikojë formalisht për anëtarësim në NATO. Të njëjtat hapa po ndjek Suedia, ndërkohë që ministrat e Jashtëm nga blloku vijojnë bisedimet në Berlin.