Ndërsa në Kuvend është duke u zhvilluar seanca plenare për miratimin e buxhetit 2023, pedagogët kanë dalë këtë të enjte para Kuvendit për të protestuar për rritje pagash. Pavarësisht se shpresat janë të dobëta, pedagogët shprehen se do t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre. Ata deklarojnë se kanë kërkuar të jenë pjesë e diskutimit në komision për buxhetin, kërkesë e cila sipas tyre është refuzuar.

“Ne do të bëjmë punën tonë po se çdo të bëhet aty brenda e dinë ata. Sot qeveria ka afatin e fundit për të plotësuar pikat e peticionit. Pedagogët që morën pjesë në protestë po zevendësojnë orët. Protestat do i vazhdojmë se kemi 70% të kërkesave pa plotësuara”- shprehet një prej pedagogëve.

Në fillim të nëntorit pedagogët u tërhoqën nga greva e urisë që kishin paralajmëruar më parë. Ata kanë thënë se do të protestojnë në forma të ndryshme.